“Mbylle të them”, mjekët e Fierit ndalin punën për një orë: Djali i pacientit që u dhunua, agresiv

schedule12:49 - 28 Maj, 2021

schedule 12:49 - 28 Maj, 2021

Ditën e sotme mjekë të spitalit të Fierit kanë dalë në protestë në mbështetje të katër kolegëve të tyre të cilët akuzohen për dhunë ndaj djalit të pacientit, Ardit Klima, duke ndalur punën për një orë. Ata shprehen se vazhdimisht djali i pacientit kishte qenë i dhunshëm ndaj tyre duke i ofenduar ndërsa në lidhje me këtë rast pretendojnë se i janë drejtuar edhe policisë por nuk kanë marrë zgjidhje.

“Ai kishte katër ditë dhe unë rrija larg kur kalonte ai. Nuk kishte sjellje të mirë me mjekët. Mjeku ka halle, probleme. Nuk ka një të sëmurë por ka shumë. Por e shikoja atë që nuk ishte i saktë nga mendja. Nuk vinte njeri te ai. I hakërrohej edhe pastruesve. Hajdeni pastrojeni bëjeni këtë. Vetëm me mjekët sillej ashtu dhe njerëzit e dinin si ishte dhe largoheshin”, shprehet një nga mjekët e spitalit të Fierit.

Ndërsa një familjare e një tjetër pacienti që ka qenë i shtruar me babanë e personit të dhunuar deklaron se kishte vënë re se ai ishte mjaft agresiv, si me personelin mjekësor, po ashtu edhe me të ëmën.

“Kam ardhur nga Italia dhe kam sjellë babanë për ta shtruar. Më tha mund të më japësh numrin e telefonit për të komunikuar. Arrite godite të ëmën. E kam parë me sytë e mi. I bërtiste. E kam dëgjuar kur i thoshte të ëmës fjalë që nuk mundem t’i them. E ëma nuk fliste. Ishte shumë e qetë, nga halli sepse po t’i ktheheshe reagonte keq.

Mjekët kanë qenë të përsosur,. Unë ngrihesha në 12:00 të natës dhe vija i thërrisja çunave, Djali erdhi në orën 3 dhe më tha po fle ti. Ngri mos fli gjumë se këta doktorët nuk të bëjnë punë po nuk i bërtite. Ai donte të bënte çfarë të donte dhe jo çfarë i thonin mjekët.

Dërgonte mesazhe mos i lër doktorët të futen brenda. Mos e lër mamanë të futet brenda.  Kisha frikë. Se të shikosh një njeri që vjet të bërtet në pavijon kur ti ke hallin tënd. Ka ardhur policia e ka marrë dhe ai është kthyer sërish”, shprehet familjarja.

Nga ana tjetër mjekët disponojnë edhe një audio nga momenti kur Ardit Klima debaton me kolegët e tyre, sikur pretendon, para dhunimit të tij disa ditë më parë. Në audio dëgjohet Klima i cili u kërkon atyre të mbyllin gojën ndërsa në debat me të përfshihen edhe persona të tjerë, sipas tij mjekët.

PJESË NGA DEBATI

Ardit Klima: Ti duhet të informosh për çdo gjë. Mbylle, mbylle

Mjekja: Kujt i thua mbylle ti

Mjekja tjetër: Si e ka emrin

Mjekja: Ardit

Ardit Klima: Nuk ju njoh fare. Pusho ti

Mjekja: Mbylle gojën e, mos më thuaj pusho.

Ardit Klima: Mbyll gojën, jam qeni i babait tim unë, qeni i kufirit, mbylle

Mësohet se Klima ka precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i akuzuar për dhunë ndaj të shoqes, nga e cila është divorcuar.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!