Liza Shaw, 44 vjeç, gazetare me shume çmime të fituara, e radios BBC, ka ndërruar jetë disa ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, kundër Covid. Të afërmit e saj fajësojnë vaksinimin pasi ajo ndërroi jetë si pasojë e problemeve të shkaktuara nga mpiksja e gjakut.
Gruaja nisi të kishte dhimbje të mëdha koke një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës dhe të afërmit e saj këmbëngulin se shkak për këtë ishte mpiksja e gjakut, meqenëse ajo u sëmur rëndë vetëm disa ditë më pas. Prezantuesja radiofonike e BBC, nënë e një fëmije ndërroi jetë në një spital të New Castle pasi u mjekua në terapi intensive për mpiksjen e gjakut, raporton abcnews.al
Kolegë dhe dëgjues shprehën ngushëllimet për të në një emision radiofonik që iu kushtua tërësish asaj. Agjencia rreguillatore e ilaceve dhe prodhimeve shëndetësore në Mbretësinë e bashkuar këmbëngulte se avantazhet e Oksford/AstraZeneka tejkalojnë rreziqet që lidhen me injektimin e saj. Por e njëjta agjenci pranoi më pas se dhe pse nuk ishte dëshmuar që vaksina shkaktonte mpiksje, lidhja po përforcohej.
We are so sorry and saddened to share with you that after a short illness our beautiful colleague Lisa Shaw has died.
Everyone at the station is devastated and thinking about Lisa’s lovely family. She was a brilliant presenter, a wonderful friend and a loving wife and mum. pic.twitter.com/tw3Lc2YzBW
— BBC Radio Newcastle (@bbcnewcastle) May 23, 2021
Ky rast i bashkohet dhe disa vdekjeve të dyshimta që lidhen me vaksinën anglo – suedeze. Një ditë më parë mediat publikuan një artikull sipas të cilit ishte zbuluar arsyeja që shkaktonte mpiksjet e gjakut nga vaksinat AstraZeneca dhe J&J Por autoritetet shëndetësore britanike vlerësojnë se rreziku i mpiksjeve të gjakut për shkak të vaksinës janë një në 100 mijë për 40 vjecarët dhe rreziku i vdekejs për të gjithë grupmoshat është një në 1 milion. Aktualisht janë regjistruar 309 raste me mpiksje gjaku në më shumë se 33 milion persona që janë vaksinuar me AstraZeneca.
Efektet e zhvillimit të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca konsiderohen jashtëzakonisht të rralla. Deri më tani, janë raportuar 332 raste dhe 58 viktima në Britani pas vaksinimit me AstraZeneca. Ndërkohë, 35 milion britanikë janë vaksinuar me AstraZeneca./abcnews.al