U arrestua për korrupsion me gjyqtaren Hoxha, GJKKO ndryshon masën për Shkëlqim Korbin

schedule10:40 - 28 Maj, 2021

schedule 10:40 - 28 Maj, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi. Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi. Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurise për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.

Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!