Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Garë treshe për Achraf Hakimi, dy klube dalin hapur për yllin e Interit

schedule16:43 - 27 Maj, 2021

schedule 16:43 - 27 Maj, 2021

PSG i ka idetë e qarta në merkato dhe objektivi kryesor është Achraf Hakimi, marokeni që ka shkëlqyer në Serie A me Interin sezonin e fundit.

Zikaltrit kanë nevojë për para dhe anësori i krahut të djathtë është një nga lojtarët më të kërkuar. RMC Sport raporton se Leonardo ka nisur kontaktet me Hakimin.

Gjithsesi PSG nuk është e vetme në garë për shërbimet e yllit të Interit, pasi edhe Bayern Munich po tenton ta transferojë.

Hakimi më herët ka luajtur në Bundesliga me Borussia Dortmund dhe në fakt aty u kthye në një nga më të kërkuarit, si i huazuar nga Real Madrid.

Për shërbimet e tij interesohet edhe një tjetër klub i madh, por nuk i zbulohet emri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!