Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar rolin e vendit të tij në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994. Pas tre dekadash tensionesh diplomatike, Macron vizitoi Ruandën, një vizitë më shumë se simbolike.
Macron tha se “falja” nuk ishte termi i duhur për t’u përdorur kur iu referua gjenocidit të Ruandës nga Franca.
“Falja nuk është termi i duhur dhe duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përpara jush, unë pranoj përgjegjësitë tona”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij Paul Kagame.
Kagame mirëpriti fjalimin e Macron. “Fjalët e tij janë më të vlefshme se falja. Ato janë të vërteta, ”tha ai.
Gjenocidi në Ruandë filloi në 1994 dhe të paktën 800,000 persona kanë vdekur./abcnews.al

