Zbardhen të dhënat për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

schedule10:18 - 27 Maj, 2021

schedule 10:18 - 27 Maj, 2021

Pas kërkesës së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) në zgjedhjet e 25 Prillit, se në qarkun e Tiranës, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në qendra te ndryshme votimi.

Tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në qendra të ndryshme votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Në raportin më të fundit të KQZ te publikuar për qarkun e Shkodrës dy ditë më parë, rezultoi se 13 persona kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 25 prillit. Në raport thuhej se një person rezulton se ka votuar me 7 karta të ndryshme identiteti dhe ajo që e identifikon është se shenja e gishtit është e njëjtë për rastet. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!