Zvicra do të lehtësojë masat anti-Covid duke filluar nga java tjetër, duke hapur restorantet në ambiente të mbyllura dhe njerëzit tashmë mund të punojnë në zyra, sipas një deklaratë të qeverisë të mërkurën.
“Rastet e të infektuarve kanë shënuar rënie. Për më tepër, shumica e personave më të rrezikuar do të jenë vaksinuar deri në fund të muajit, ” thuhet në deklaratën e qeverisë.
Për sa i përket eventeve publike, pjesëmarrja do të rritet nga 50 persona në 100 persona, dhe numri i pjesëmarrësve për tubimet në ambientet e hapura do të rritet nga 100 persona në 300 persona. Pjesa e tjetër e masave do të mbetën në fuqi të paktën deri në një vendim të dytë në 1 qershor.
Zvicra ka regjistruar 691,119 raste dhe 10,789 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

