“Besuam te titulli”, Brdaric: Fitore e jokorrekte e Teutës, dua të vazhdoj te Vllaznia

schedule20:17 - 26 Maj, 2021

schedule 20:17 - 26 Maj, 2021

Vllaznia fitoi sot 2-0 ndaj Laçit, por as triumfi ndaj kurbinasve nuk ia dhuroi titullin, pasi Teuta fitoi me shifrat 6-1 ndaj Apolonisë, duke siguruar golavarazh më të mirë dhe fituar titullin kampion. Pas ndeshjes për mediet e pranishme foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, që kishte dyshime për fitoren e thellë të Teutës.

“Ne fituam sot dhe ishte e merituar. Jam krenar për skuadrën tonë. Uroj Teutën për titullin. Ishte sezon i suksesshëm për ne. Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi. Jemi ekipi me më shumë fitore. Sot besuam te titulli, në futboll ndodh gjithçka. Këtu ishte ndeshje e ndershme, nuk e di ç’ka ndodhur në Durrës.

Dëgjova për dy kartonë të kuq dhe gjashtë gola, diçka jokorrekte në pamje të parë, gjithsesi shohim ndeshjen tonë. Kupa është qëllimi ynë. Duhet të shkund ekipin fillimisht. Jemi ekip shumë i mirë dhe e meritojmë të fitojmë Kupën, kemi gjithë mundësitë.

Kush është vend të parë, e meriton titullin. Nuk jam i mërzitur për këtë rezultat. Këtë fazë ishim efektivë dhe u kthyem në formë. Shohim përpara për ndeshjet e radhës. E ardhmja? Jam shumë i hapur për të vazhduar. E dashuroj këtë skuadër, e pëlqej qytetin, kemi bërë sezon shumë të mirë dhe dua ta vazhdoj ëkëtë rrugë.

Është gjithçka e mundur. Faleminderit të gjithë shkodranëve, që ka kanë mbështetur gjithë këtë fazë. Sezonin tjetër shpresoj t’i kemi në stadium. Shoh që kjo skuadër ka potencial dhe sezonin e ardhshëm mund të arrijmë rezultate”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!