Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Kampionat i çmendur, Teuta si familje. Kokëdhima? E falënderoj, na karikoi

schedule19:15 - 26 Maj, 2021

schedule 19:15 - 26 Maj, 2021

Edi Martini ndihet në qiellin e shtatë. Trajneri shkodran udhëhoqi Teutën drejt titullit kampion, që mungonte prej 27 vitesh në Durrës. Martini foli për Supersport pas fitores 6-1 ndaj Apolonisë, duke shprehur gjithë kënaqësinë e tij. Trofeu i tretë në krye të Teutës pas suksesit në Kupë dhe Superkupë sezonin e kaluar.

Një vit i gjatë, stresant, muajin e fundit më është dukur vetja sikur të isha i intubuar në  spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ishte një kampionat i çmendur dhe stres i jashtëzakonshëm. Shyqyr Zotit u kurorëzua sot me titullin kampion.

Pas çdo humbje apo barazimi, ne kemi dalë shumë më të fortë në ndeshjet pasardhëse. Kjo është forca e ekipit, që e ka treguar edhe në sezonin e kaluar. Kemi qenë një familje, shumë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe pse ndoshta nuk kemi cilësinë e skuadrave të tjera.

Kemi eksperiencë dhe këta djem janë kampionë Shqipërie. Gëzim shtesë fakti që Bregu është shpallur kryegolashënues. Më bëhet qejfi për të, është një sportist dhe djalë i shkëlqyer.

Pengje? Kanë qenë disa momente të vështira, ka qenë një kampionat i çmendur. Kam qenë shumë i mërzitur pas eliminimit nga Kupa me Skënderbeun, por edhe humbja 0-2 ndaj Tiranës këtu në Durrës. Edhe ndeshja e fundit me Partizanin ishte e tillë. Kisha koha pa provuar këto lloj emocionesh, pozitive apo negative.

Unë do shkoj në Shkodër për të parë finalen e Kupës, më bëhet zemra mal nëse do të fitojë Vllaznia. Nesër do të mbyll telefonin, do pushoj disa ditë. Nuk më ka rënë fare ndërmend të flas me presidentin për të ardhmen.

Jam i qetë, jam krenar për të gjithë. Kam nevojë për pushime, të them të drejtën. Ndjeva frikë pas golit të Apolonisë. Më bëri përshtypje, zoti Kokëdhima kishte bërë mbledhje, shumëzime dhe pjesëtime me skuadrën. Në javën e fundit e gjeti?!

E dija se do e fitoja ndeshjen, por nuk mjaftonte një gol, ky është shkaku pse kam qenë në siklet. Zoti Kokëdhima e do shumë Shkodrën, na karikoi pa masë. Djemtë, por edhe qyteti e tifozët, kishin një inat ndaj zoti Kokëdhima. I them faleminderit se na karikoi.

Dedikim për titullin? Familja ime është ajo që ka mbajtur suportin dhe sikletin më të madh. Edhe babai e nëna kanë qenë në siklet. Ua kushtoj familjarëve dhe tifozëve të Durrësit, që më kanë respektuar gjithmonë“, përfundoi trajneri kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!