Një punëtor i fabrikës së çimentos ne Elbasan ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Dyshohet se punonjësit ndodheshin brenda një depozite dhe janë zënë poshte nga një masiv çimentoje.
Mesditen e së premtes dy punëtorë të fabrikës së çimentos në Elbasan janë zënë poshtë nga një masë e madhe çimentoje.
Për pasojë ka humbur jetën në vend Musa Sula 56 vjeç nga fshati Ulëm dhe është plagosur Tomorr Mekerzaku 65 vjeç.
Ai ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën.
Mesohet se punëtorët ndodheshin brenda një depozite bosh por janë zënë nga materiali që kishte mbetur brenda mureve te depozuites .
Çimentoja ka marrë përpara duke u shkaktuar dëmtimet dhe njërit prej tyre i bllokoi edhe frymëmarrjen.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor të cilët kane kryer veprimet proceduriale.
Një nga pistat e hetimit është respektimi i rregullave të sigurisë teknike në punë. /abcnews.al