Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për armëmbajtje pa leje apo shpërndarje të lëndëve narkotike. Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, janë ushtruar kontrolle në lokale, ambiente, banesa dhe në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë sende apo lëndë të kundraligjshme.
Policia bën të ditur se janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pistoleta, automatikë, krehëra, disa fishekë, automjet, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë./abcnews.al