Lukashenko: Nuk e dija që gazetari ishte në avion

schedule13:28 - 26 Maj, 2021

schedule 13:28 - 26 Maj, 2021

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha sot se nuk e dinte që gazetari i opozitës Roman Protashevich ishte në bordin e avionit që devijoi fluturimin për në Minsk. Lukashenko shtoi se nëse do ta dinte do të urdhëronte avionin të ulej.

Gazetari u arrestua në Minsk të dielën, pasi Bjellorusia dërgoi një avion luftarak dhe detyroi avionin në të cilën ai po udhëtonte të ulej me pretekstin e informacionit për bombë në bord, por rezultoi e rre,e që e rreme. Gjithçka ishte plan për të arrestuar gazetarin. Kjo ngjarje ka shkaktuar  zemërim në vendet e perëndimit, të cilat vendosën sanksione ndaj Bjellorusisë.

Ndërkohë, Lukashenko më herët tha sot se besonte se nuk do të kishte përsëritje të protestave masive që shpërthyen verën e kaluar.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi lideri i opozitës në internim Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se opozita po planifikonte një fazë të re të protestave anti-qeveritare në Bjellorusi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!