Pas vullkanit të parë i cili shkatërroi 17 fshatra në Kongo, një tërmet së fundmi ka ringjallur sërish frikën për një shpërthim të dytë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tërmeti 5.3 ballë i shkallës rihter ishte më i madhi nga mbi 100 dridhje që kanë pasuar shpërthimin të shtunën të vullkanit të Kongos në malin Nyiragongo, një nga më aktivët dhe më të rrezikshmit në botë.
“Ne e dimë që fëmijët u plagosën kur një ndërtesë u shemb të martën vetëm disa hapa nga zyra e UNICEF në Goma”, ka thënë agjencia e fëmijëve e OKB-së.
https://www.youtube.com/watch?v=erBOlBFFQSM&t=26s
Tërmeti duket se shkatërroi disa ndërtesa në qytetin me dy milionë banorë dhe një dëshmitar tha se të paktën tre njerëz u tërhoqën nga rrënojat dhe u dërguan në spital.
Ai goditi në 11:03 të mëngjesit, me origjinë në Rugerero në Ruandën perëndimore, sipas Monitorit Sizmik të Ruandës. Qyteti ka përjetuar 119 dridhje të hënën, por intensiteti ka filluar të ulet, tha Kasereka Mahinda, drejtor shkencor në Observatorin e Vullkaneve.
Siç thuhet më tej, si pasojë, çarje të shumta në tokë janë shfaqur në Goma ditët e fundit, rreth disa qindra metra të gjatë që përshkojnë bulevardet kryesore të qytetit.
Ndërkohë si pasojë e tërmetit janë shkatërruar më shumë se 1000 banesa dhe u shkatërruan dhe më shumë se 5,000 njerëz u zhvendosën nga shpërthimi, kanë thënë Kombet e Bashkuara./abcnews.al