Vjola reagon pas eliminimit nga “Style Star”, tregon fitoren e saj më të madhe

schedule08:24 - 26 Maj, 2021

schedule 08:24 - 26 Maj, 2021

Viola Qyra ishte e eliminuara e puntatës së javës së kaluar në “Style Star”. Mes vajzave më pak të votuara, konkurrentet shpëtuan me shumicë votash Sindin, ndërsa juria shpëtoi Senajdën. “Besoj se kam dhënë diçka në këtë spektakël, do jem gjithmonë e sinqertë dhe do them gjithmonë atë që unë mendoj’’, u shpreh Vjola pas eliminimit.

Ndërkohë, ajo ka folur për herë të parë për skualifikimin gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. Vjola tregon se fitorja më e madhe e saj është dashuria që merr nga publiku.

Nuk kam dhënë në asnjë puntatë veshjen që unë doja vërtetë të sillja por duke parë situatën vendosa të vija në atë formë. Sepse në fund të fundit ideja ishte të sillje një stil nga garderoba jote dhe jo të vije si manikin për të treguar se çfarë kishte stiluar stilisti juaj këtë herë.

Kam dashur gjithmonë të tregoj që stil nuk do të thotë të shkosh në një rrobaqepsi dhe të vishesh por te kreativiteti, kombinimi i ngjyrave ajo çka e bën veshjen tënde ndryshe nga të tjerat.“, është shprehur Vjola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!