Me fotot e papublikuara më herët, Ledina Çelo uron bashkëshortin për ditëlindje

schedule19:37 - 25 Maj, 2021

schedule 19:37 - 25 Maj, 2021

Ledina Çelo është një ndër këngëtaret shqiptare që është shkëputur prej disa kohësh nga muzika. Ajo është përqendruar më shumë te jeta private, duke i ju përkushtuar familjes.

Pavarësisht se në muzikë nuk është aktive, Ledina mundohet që të jetë pranë fansave përmes rrjeteve sociale.

Sot, bashkëshorti i këngëtares feston ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur të publikojë disa foto të papublikuara më herët, në të cilat shfaqen në momente të ndryshme.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një foto e realizuar 11 vite më parë, duke treguar se marrëdhënia e çiftit është po aq e afërt si dikur./abcnews.al