Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar në mbledhjen e sotme kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hapje të kutive në qarkun e Durrësit.
Kështu, ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit për 108 kuti të këtij qarku. Rinumërimi do të nisë në orën 10.00 të mëngjesit.
Lëvizja Socialiste për Integrim, e përfaqësuar nga juristi Altin Kaziaj kërkoi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e kutive të Qarkut të Durrësit në 30 qendra votimi me arsyetimin, se një mandat mes kësaj force politike dhe Partisë Socialiste është 204 vota.
Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark. sb/abcnews.al/