Thomas Strakosha dëshiron të largohet në merkaton e verës dhe i ka kërkuar klubit të shqyrtojë ofertat për të, në rast se nuk dua ta humbim me parametra zero ë fund të sezonit të ardhshëm, kur i skadon edhe kontrata.
Disa klube kanë shprehur interes për të dhe nga Italia zbulojnë se edhe Interi është vënë pas gjurmëve të portierit të kombëtares sonë. Nga zikaltërit pritet të largohet portieri i dytë, Radu dhe drejtuesit po kërkojnë një pasues të tij me kosto të ulët.
Çmimi i Strakoshës nuk është i lartë sepse ka edhe vetëm një vit kontratë dhe Interi po mendon afrimin e tij, por siç bëjnë me dije mediet italiane, gardiani kuqezi nëse vjen, do jetë portier i dytë. Ky fakt e bën thuajse të pamundur këtë operacion.
Strakosha kurrsesi nuk donte të kalonte një tjetër sezon në stol, pavarësisht nga emri i skuadrës së re. Në tavolinën e tij janë disa oferta më të favorshme si Eintracht Frankfurt apo Borussia Dortmund. Kartoni i Strakoshës vlerësohet 10 milionë euro. /abcnews.al