Para disa vitesh ishin të dashur, Ledri Vula tregon a i ruan akoma kontaktet me Dua Lipën

schedule18:23 - 24 Maj, 2021

schedule 18:23 - 24 Maj, 2021

Para disa vitesh, Dua Lipa dhe Ledri Vula ishin në një lidhje, e cila u përfol se kishte marrë fund si pasojë e angazhimeve të reperit me koncerte në vende të ndryshme, ndërsa Dua jetonte në Londër.

Mirëpo, dyshja vazhdon të mbajë kontakte edhe pse Ledri tanimë është bërë baba dhe Dua është në një lidhje serioze. Ka qenë reperi që ka treguar i ftuar në “Robi plaket kur don vet” të Robert Berishës.

“Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël” etj”, ka thënë Ledri.

Gjithashtu, reperi tha se mezi po e pret të fillojë hapja pas pandemisë dhe Dua të vijë prapë në Prishtinë me “Sunny Hill”./abcnews.al