Takimi i mundshëm mes Trump dhe Putin në Vietnam

schedule11:59 - 9 Nëntor, 2017

schedule 11:59 - 9 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të premten me homologun e tij rus Putin në Vietnam. Sekretari amerikan i shtetit Tillerson deklaroi se temat kryesore të bisedës do të jetë Siria dhe Ukraina, por mediat amerikane raportojnë se do të flitet kryesisht për Korenë e Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tillerson konfirmoi takimin mes presidentit amerikan Trump dhe atij rus Putin në Vietnam, të premten. Tillerson deklaroi se janë shumë temat e bashkëbisedimit mes dy liderëve ku në plan të parë është Siria dhe më pas Ukraina. Tillerson nuk tha nëse dhe Korea e Veriut do të jetë një nga temat për të cilat Trump dhe Putin do të flasin, por kreu i Shtëpisë së Bardhë pak ditë më parë gjatë qëndrimit në Tokio u shpreh se do i kërkonte ndihmë Putin për sa i përket situatës aktuale me Penianin. Pyetjes së gazetarëve nëse do të flitej dhe për ndërhyrjet ruse në fushatën elektorale për zgjehdjet presidenciale amerikane, Tillerson nuk i ka dhënë asnjë përgjigje duke deklaruar të mbyllur deklaratën për gazetarët

Sipas analistëe takimi mes dy liderëve më të fuqishëm të botës është i rrethuar nga shumë dyshime. Mediat amerikane shkruajnë se dialogu i vërtetë mes të dyve nuk do të ketë të bëjë as me Sirinë dhe as me Ukrainën. Gazetarët amerikanë do të fokusohen më shumë në gjuhnë e trupit të Trump dhe Putin për të parë nëse do të ketë ndonjë thyerje akulli apo nëj rikthim të klimës së bashkëpunimit. Aktualisht opinioni publik amerikan është përqendruar në cështjen se një vit më parë zgjehdjet presidenciale ndoshta u vendosën nga lajmet e rreme të rusëve për të dëmtuar Hillary Clinton. Një cështje mbi të cilën po heton kryeprokurori Robert Mueller i cili kohët e fundit ka akuzuar dhe arrestuar disa nga ish bashkëpunëtorët e Trump. Russiagate ka kushtëzuar marrëdhënien personale mes Trump e Putin, e cila kishte nisur shumë pozitivisht. Madje në kongresin amerikan mazhoranca republikane e ndaloi presidentin Tramp që të shtonte sanksionet ndaj Rusisë.

Por pavarësisht marrëdhënieve të vështira zyrtare mes dy qeverive, analistët perceptojnë se Trump dhe Putin synojnë të rikthejnë një marrëdhënie më pozitive. Ashtu si ndodhi në prag të samitit të G20-ës në Hamburg, në muajin korrik kur Tramp braktisi bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij për të folur vetëm për vetëm me Putin./abc news

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!