Sergio Ramos jashtë EURO 2020, reagon mbrojtësi: Më dhemb, por duhet të jem i ndershëm!

schedule16:13 - 24 Maj, 2021

schedule 16:13 - 24 Maj, 2021

Sergio Ramos humbet Europianin 2020, pasi nuk është në formën e duhur për shkak të dëmtimeve të shpeshta që e kanë shqetësuar kapitenin e Realit.

Qendërmbrojtësi nuk ishte në listën e trajnerit Luis Enrique, ndërkohë që ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.

“Pas disa muajsh të rrëmujshëm dhe një sezoni jo tipik, ndryshe nga çdo tjetër që kam përjetuar në të gjithë karrierën time, tani shtohet edhe Kampionati Europian.

Kam luftuar dhe kam punuar me mish e me shpirt çdo ditë që të arrij 100 për qindëshin tim me Real Madrid dhe ekipin e kombëtar, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë sikur ju dëshironi”.

“Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje të ndihmoj skuadrën time dhe Spanjën, por në këtë rast është më mirë të pushoj, të rikuperohem dhe të kthehem si gjithmonë vitin tjetër. Ndihesh keq kur nuk përfaqëson vendin tënd, por duhet të jesh i ndershëm dhe i sinqertë.

U uroj shumë fat shokëve të skuadrës dhe shpresoj të bëjnë një kampionat të mirë europian. Do të brohoras për ta nga shtëpia. Përshëndetje për të gjithë dhe forca Spanja e Real Madrid”, shkruan Ramos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!