Shumica prej nesh vrapon te parukeri për të hapur ngjyrën e flokëve, pavarësisht nëse ato janë të lyer ose në ngjyrën e tyre natyrale.
Diçka që nuk është e nevojshme në fund të fundit, pasi natyra është kujdesur edhe për këtë.
Edhe nëse limoni është i njohur për të gjithë për mënyrën se si aciditeti i tij ndryshon pH e flokëve dhe i bën ato më të ndritshme menjëherë, nuk është aleati i vetëm natyral.
Mjalti bën të njëjtën gjë dhe në fakt shumë më i sigurt. Nëse shtoni edhe një majë kanelle, rezultatet do të jenë më intensive.
Si bëhet kjo magji? Në flokë të freskët, vendosni mjaltin në tufat që dëshironi (ose tërë sipërfaqen e tyre) dhe më pas kapini në një simite, duke i mbështjellë me një peshqir.
Nga 1-4 orë i lëmë të mbështjellura fort, sipas asaj se sa fort i duam. Një ndihmë na vjen tharësja e flokëve, me të cilën ne i ngrohim në mënyrë periodike (çdo disa minuta) dhe arrijmë një efekt edhe më të gjallë./abcnews.al