E kryer: Eliminoi Juven në Champions, zgjidhet trajneri i ri i Napolit

schedule14:14 - 24 Maj, 2021

schedule 14:14 - 24 Maj, 2021

Napoli dështoi të kualifikohet për në Champions League dhe Aurelio De Laurentiis shkarkoi menjëherë trajnerin Gennaro Gattuso pas përfundimit të sfidës ndaj Hellas Verona (1-1).

Presidenti nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka arritur akordin me timonierin e ri të ekipit jugor. Luciano Spalletti është një ndër emrat e përfolur, por De Laurentiis i ka befasuar të gjithë.

 

Sergio Conceiçao

Corriere dello Sport shkruan se  Sergio Coinceiçao do të jetë zëvendësuesi i Gattusos. 46-vjeçari drejton Porton prej korrikut të vitit 2017.

Këtë sezon e mbylli si nënkampion i Portugalisë me “Dragonjtë e Oportos”, teksa ia doli të eliminojë Juventusin nga Champions League.

Sezonin e ardhshëm do e shohim në Itali. Një rikthim në Serie A për portugezin, i cili gjatë karrierës futbollistike ka luajtur me skuadra si Lazio, Inter dhe Parma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!