Pse Princ Harry duhet të tërhiqet nga jeta publike

schedule14:31 - 24 Maj, 2021

schedule 14:31 - 24 Maj, 2021

Intervistat dhe paraqitjet e fundit të Princit Harry kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve mbretërorë, të cilat kanë analizuar qëndrimin e tij. Harry ka folur për edukimin, vdekjen e nënës së tij dhe trajtimin që ai dhe gruaja, Meghan Markle morën gjatë qëndrimit në monarki.

Në daljen e fundit televizive, Harry foli për luftën me ankthin dhe depresionin. Ai pranoi se kishte konsumuar drogë ndërsa përballej me traumën e vdekjes së ëmës, Princeshë Dianës. Biografja mbretërore Angela Levin mendon se Hary duhet të largohet nga qendra e vëmendjes.

Duka dhe Dukesha e Sussex gjatë një vizite në Kanada House në Londër më 7 janar 2020

Ajo thotë se është e tmerrshme nëse Harry do të mendonte se do të humbasë gruan ashtu si nënën dhe për më tepër kur nuk mund të mos e largojë nga mendja çështjen e vetëvrasjes së Meghan-it. Harry kritikoi babain e tij, Princin Charles për rolin e tij si prind. Ai hodhi akuza ndaj familjes për neglizhencë totale kur Meghan kishte menduar vetëvrasjen gjatë kohës në pallatin mbretëror.

“Kjo ishte një nga arsyet më të mëdha për t’u larguar, ndihesha i blookuar dhe i kontrolluar nga frika, si nga media ashtu dhe nga vetë sistemi, i cili nuk inkurajoi kurrë të fliste për këtë lloj traume. Terapia më ka ndihmuar që të jem në gjendje të marr përsipër çdo gjë – kjo është arsyeja pse jam këtu.”, tha Harry. /abcnews.al

Diana me djalin e saj Princ Harry në maj 1995. Ajo vdiq në Paris dy vjet më vonë në gusht 1997

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!