Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një minierë në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Abcnews.al mëson se në një nga galeritë është aksidentuar gjatë punës Valter Duriçi 37 vjeç, i cili ka qenë duke punuar. I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Burime nga spitali i Bulqizës thanë se gjendja e tij ka qenë e rëndë pasi kishte dëmtime në kokë dhe në kraharor. Menjëherë i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Traumës me helikopter, pasi gjendja e tij ishte e rëndë dhe dyshohej për hemorragji të brendshme.
Grupi hetimor është në vendngjarje, dhe po heton për shkaqet e aksidenti. /abcnews.al