“Lagjia e re në Ndroq, do të jetë gati në vjeshtë”, Rama-banorëve: U bë siç e deshët

schedule11:32 - 24 Maj, 2021

schedule 11:32 - 24 Maj, 2021

Kryeministri  Edi Rama mesditën e kësaj të hëne ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndroq.

Rama i shoqëruar nga ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bën me dije se në shtator familjet e kësaj zone tashmë do të kenë banesën e tyre të re.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se vijon puna për rindërtimin e 74 banesave në Ndroq, dhe 350 mijë banorët do të mblidhen tashmë në një lagje qendrore.

Ndërkohë gjatë inspektimit ai është takuar me banorët e Ndroqit, ku u ka thënë se çdo gjë është bërë siç e deshën ato.

Pjesë nga biseda:

Rama: A  u bë si deshët, Me grusht jo me dorë.

Banorja: Jemi në rregull ju urojmë për fitoren

Rama: U bë siç e deshët?

Banorja: Po, po

Rama: Jo se e deshët ju por ishte e duhura

Banorja: Shumë faleminderit, festofshi gjithmonë ./abcnews.al