Grasshopper është rikthyer në elitën e futbollit zviceran dhe një kontribut të rëndësishëm e ka dhënë edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
Anësori i krahut të majtë ka luajtur në 32 ndeshje dhe ka shënuar një gol, si dhe ka dhënë 2 asiste. Me paraqitjet e bëra ai i ka bërë vend vetes në formacionin më të mirë të sezonit.
Futbollisti 31-vjeçar ka edhe një sezon kontratë me Grasshopper dhe me shumë mundësi do të mbetet pjesë e këtij klubi edhe në vazhdim.
Në Zvicër Lenjani ka luajtur edhe me Sion, St. Gallen dhe Winterthur. Mbrojtësi ka provuar edhe një eksperiencë në Francë, ku është aktivizuar me skuadra si Rennes dhe Nantes, në Ligue 1. / abcnews.al