Vetëm pak orë pasi një i moshuar u godit për vdekje nga një makinë, një tjetër aksident ndodhi mëngjesin e sotëm ne Transballkanike. Një person që po lëvizte me biçikletë u përplas me një mjet tip Golf. Sipas policisë, i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij është e rënde. Shkaku i ngjarjes është mosrepsektimi i rregullave të qarkullimit nga të dy palët. Në këtë rrugë kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda deri në vdekje. Vlonjatët kanë nisur ta shohin si rrugën e rrezikut./abcnews.al