Bayern Munchen fitoi sot me shifrat 5-2 ndaj Augsburg dhe luajti ndeshjen e fundit të këtij sezoni, që nuk ishte më i miri, pasi në raftin e trofeve u shtua vetëm Bundesliga, e cila iu dorëzua sot për herë të 9 rresht.
Bavarezët janë në prag të një revolucioni dhe ndeshja e sotme ishte e paharruar për disa pjesëtarë të klubit bavarez. David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez largohen pas disa vitesh triumfe dhe qëndrim në Bavari dhe e sotmja ishte ndeshja e fundit e tyre si bavarezë.
S04 ⚽
TSG ❌
BSC ⚽⚽⚽⚽
DSC ⚽⚽
SGE ⚽⚽⚽
KOE ?
BVB ⚽
SVW ❌
VfB ⚽
RBL ❌
FCU ⚽
WOB ⚽⚽
B04 ⚽⚽
M05 ⚽⚽
BMG ⚽
SCF ⚽
FCA ⚽
S04 ⚽
TSG ⚽
BSC ❌
DSC ⚽
SGE ⚽
KOE ⚽⚽
BVB ⚽⚽⚽
SVW ⚽
VfB ⚽⚽⚽
RBL ?
FCU ?
WOB ?
B04 ?
M05 ⚽
BMG ⚽⚽⚽
SCF ⚽
FCA ⚽Machine. pic.twitter.com/SsHZXLRWDI
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 22, 2021
Të tre përfundojnë kontratat këtë fund sezoni dhe kanë vendosur të largohen. Ndërkohë, edhe për Hansi Flick ishte beteja e fundit si trajner i bavarezëve. Gjermani kishte kontratë deri në verën e vitit 2023, por mosmarrëveshjet me klubin bënë që ajo të ndërpritej. Julian Nagelsmann do e pasojë në stol.
Ditë e madhe nga ana tjetër për Robert Lewandowskin, që hyn në historinë e futbollit gjerman falë atij goli të shumëpritur, që erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu ai shkon në kuotën e 41 golave këtë sezon në Bundesliga, duke fituar Këpucën e Artë dhe thyer rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller.
?? ¡CAMPEONES, CAMPEONES, OLÉ, OLÉ OLÉ! ?? #MiaSanMeister #FCBayern pic.twitter.com/D1dokJSJnM
— FC Bayern München (@FCBayern) May 22, 2021
Polaku shkoi në kuotën e 1 goli më shumë se Muller, që kishte shënuar 40 herë në vitin 1972 me Bayern Munchen. Me këtë sukses, Lewandowski konfirmohet një nga më të mirët në historinë e Bayern Munchen dhe futbollit gjerman. /abcnews.al

