Lecce dhe Kastriot Dermaku nuk ia dolën të sigurojnë ngjitjen në Serie A. Ekipi jugor dështoi në gjysmëfinalet e fazës “play-off” ndaj Venezias. Sfida e parë u humb 1-0, ndërsa takimi i kthimit i luajtur në shtëpi, përfundoi në barazim 1-1.
Drejtuesit e Lecces nuk kanë humbur kohë dhe kanë shkarkuar trajnerin Eugenio Corini. Ky i fundit nuk ia doli të rikthejë skuadrën në elitën e futbollit italian dhe ka nisur pushimet e parakohshme.
A mister Corini e al suo staff il ringraziamento per il lavoro svolto in questi mesi con professionalità, impegno e dedizione.
?A breve online il video della conferenza del Pres. Sticchi Damiani e del Dir. Gen. dell'Area Tec. Corvino https://t.co/uPyNY3nGWD— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) May 22, 2021
Dermaku u huazua këtë sezon nga Parma te Lecce. Mbrojtësi dardan i kombëtares shqiptare, shënoi një gol gjatë 13 ndeshjeve që luajti këtë sezon me skuadrën nga Salento. /abcnews.al