Teuta mori një pikë me vlera në Laç ditën e djeshme. Në favor të ekipit durrsak doli edhe dueli Partizani-Vllaznia, dhe skuadra e Edi Martinit është shumë afër fitimit të titullit kampion. 12 ditë më parë, Renato Arapi nuk e kurseu ironinë ndaj kuqeblube.
ÇFARË THA ARAPI – “Po me atë këngën që përgatitën ça do bëjnë tani..apo ecim si gjithmonë… hit veror“. Kapiteni i Teutës ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, aty ku sqaron të vërtetën dhe kërkon ndjesë për shkrimin e tij.
“Duke marrë shkak nga një postim i imi pak i nxituar para disa ditësh, që është keqkuptuar dhe keqinterpretuar (sidomos nga media e shkruar për disa klikime më shumë dhe duke nxitur urrejtje) i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë prekur dhe ofenduar nga ky postim.
Unë mendimin tim për Vllazninë e kam dhënë edhe në studiot televizive gjatë kampionatit. Vllaznia është me meritë aty ku është, për atë çfarë ka dhënë këtë sezon dhe aq më tepër për lojën fair-play që bëri dje meriton respekt“, shkruan kapiteni i Teutës. /abcnews.al