Nga Qarri, Gjikaj, te “The Boss” dhe Troqja, 4 vrasjet mafioze që tronditën Vlorën në 4 muaj

schedule07:15 - 22 Maj, 2021

schedule 07:15 - 22 Maj, 2021

Në muajt e fundit Vlora nuk ka qenë në qetësi. Nga shkurti deri në mbrëmjen e sotme 4 persona janë ekzekutuar në mënyrë mafioze.

Në datë 6 shkurt në Vlorë u vra Gentian Qarri në një atentat mafioz, ndërsa pista kryesore e hetimit është e shkuara e tij, pasi kishte qenë dënuar më parë në Itali me 15 vite burg për drogë.

Në datë 3 mars u ekzekutua Tauland Gjikaj në mes të ditës në afërsi të Gjykatës së Apelit në  Vlorë. Pista ku po hetohet është borxhi, ndërsa deri tani janë dy të arrestuar.

Në 10 Maj u vra Bledar Birçaj në mes të ditës me kallashnikov. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash dhe sapo ishte kthyer nga Spanja.

Ndërkohë që mbrëmjen e së premtes një tjetër atentat i mori jetën Delion Troqes. 38-vjeçari u ekzekutua përpara servisit të tij në qytetin bregdetar rreth orës 21:40 minuta, ndërsa autorët që dyshohet se ishin dy, dogjën makinën në Sherishtë dhe u zhdukën duke humbur gjurmët në errësirë.

ABC mëson se viktima e atentatit të mbrëmjes së djeshme është kushëriri i Ervis Troqes, i cili u zhduk në vitin 2018 në mes të ditës në Vlorë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij./ db/ Abcnews.al