Pritshmëritë e Miranda Dupit për Vjolën vazhdojnë të jenë të larta edhe këtë puntatë. “Nuk ndalon te vish si kallame’’ – ka thënë Miranda. Duke kritikuar zgjedhjen e konkurrentes për temën që asaj i ishte caktuar, e ftuar në dasmë last minute. Sipas saj mund të kishte ardhur më thjeshtë edhe më bukur.
Këtyre komenteve Vjola i është përgjigjur “po të vija shumë thjeshtë, do më thonit ku po shkon kështu’’. Konkurrentja e cila ishte dhe e eliminuara e natës, u has me shumë kritika edhe nga pjesa tjetër e jurisë, ku mund të përmendim Federika Muçon e cila i tha se stili i fustani është tipik për vitin 2010. /Abcnews.al