Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Asani konfirmon: Jam në Iran. Ylli kuqezi mbërrin në Teheran dhe lajmëron vendimin e tij

schedule15:00 - 26 Korrik, 2026

schedule 15:00 - 26 Korrik, 2026

Paska qenë një besa-besë.

Mediat iraniane njoftuan se Jasir Asani do të kthehej tek skuadra e tij, Esteglal, pavarësisht konfliktit në Gjirin Persik që vazhdon, dhe ylli kuqezi e mbajti fjalën.

Vetë shqiptari nga Shkupi vërtetoi gjithçka me një mesazh në Instagram, ai njoftoi se është me I lumtur që do të jetë sërish tek Esteglali dhe shpreson të arrijë suksese të tjera aty.



Edhe klubi iranian postoi një video në Instagram me fjalët e Asanit, “u ktheva përsëri”.

Pak ditë më parë u dha lajmi I kundërt që Asani do të ndahej përfundimisht nga klubi persian, për shkak të prapambetjes në pagesa, dhe të paqartësisë për të ardhmen.

Gjithsesi, duket se është arritur një marrëveshje, qoftë për aspektin financiar, dhe besohet se lojtari ofensiv I krahut të karrë garanci se konflikti do të përfundojë shpejt dhe se futbolli do të nisë të luhet sërish.

Liga iraniane e futbollit nuk zhvillohet që nga fundi I shkurtit të këtij viti kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet, që u kthyen në një luftë rajonale.

Shqiptar, ndërkaq, është ndër idhujt e tifozëve të Esteglalit, me 13 gola e 4 asistë në 29 ndeshje, duke qenë lojtari më I mirë I ekipit që kryeson ligën, dhe njëri nga më të mirët e kampionatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!