Lideri i Hamasit, Ismail Haniya ka reaguar pas arritjes së armëpushimit me Izraelin. Haniya tha se rezultati i luftimeve të fundit me Izraelin përfaqësoi “një hap të madh në historinë e konfliktit me armikun”.
“Kjo betejë mundi iluzionet e negociatave,” tha Haniya, duke përshkruar rezistencën si zgjedhja më e mirë strategjike për çlirimin. “Ne, si një lëvizje, me të gjithë njerëzit tanë dhe njerëzit e mirë të këtij kombi dhe botës, do të rindërtojmë Gazën,” shtoi ai.
Që nga njoftimi i armëpushimit, Hamasi dhe Izraeli e kanë formuluar konfliktin si një fitore, duke shpallur sukseset ushtarake dhe politike. /abcnews.al