Dy lojtarë dhe miliona euro, nis ofensiva për Harry Kane

schedule10:59 - 21 Maj, 2021

schedule 10:59 - 21 Maj, 2021

Ndoshta, presidenti Levy dëshiron të më shesë nëse merr një ofertë prej 100 milion paundësh. Nuk dua të kem pengje në fund të karrierës, dua të jem futbollisti më i mirë i mundshëm. E ndjej që mund të kem një tjetër karrierë përpara, mund të luaj edhe 7-8 vite të tjera.

Nuk e kam frikë ta them: dua të bëhem më i forti, dua të arrij në nivelet e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Objektivi im është të fitoj trofe çdo vit, dua të shënoj nga 50, 60 apo 70 gola në sezon“, u shpreh Harry Kane ditën e djeshme.

Sulmuesi anglez shprehu qartë dëshirën për t’u larguar nga Tottenham. Dy klubet e Manchesterit janë të interesuara për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Chelsea. ESPN raporton se “Blutë e Londrës” janë gati të përfshijnë disa lojtarë.

Emra si Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga, por edhe një shumë e madhe parash i ofrohen Tottenham për kartonin e kapitenit dhe goleadorit kryesor të ekipit. Erling Haaland dhe Romelu Lukaku janë dy emrat e tjerë që pëlqehen për majën e sulmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!