Pandemia e Covid-19 e shtyu një vit më parë Copa America, ndërkohë që tani ka zhvillime të reja në lidhje me vendin ku do të organizohet.
CONMEBOL ka dalë me komunikatë dhe ka bërë me dije se nuk do të zhvillohet në Kolumbi, për shkak të trazirave që janë krijuar atje prej protestave politike.
Qeveria kolumbiane kishte kërkuar që të shtyheshin për në nëntor, por CONMEBOL nuk mund ta bënte diçka të tillë dhe e sqaron edhe në komunikatë, ku thekson se është e pamundur për shkak të kalendarit ndërkombëtar të ndeshjeve.
Mes të tjerash thuhet që COMNEBOL Copa America 2021 do të zhvillohet në një vend tjetër, ndërsa ditët në vijim pritet të konfirmohet shteti. /abcnews.al