Brazili ka konfirmuar rastin e parë të variantit indian. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit të anijes Shandong da Zhi, të cilët udhëtonin nga Afrika e Jugut, rezultuan pozitivë me variantin B.1.617.2.
Një nga anëtarët e ekuipazhit po trajtohet në një spital privat në Sao Luis, kryeqyteti i shtetit Maranhao. Sipas sekretarit të shëndetësisë, 14 anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë të infektuar me Covid-19 dhe për momentin po qëndrojnë në anije dhe 12 janë raste asimptomatike.
Nëntë pasagjerë të tjerë nuk u diagnostikuan me koronavirus. Sekretari gjithashtu informoi se rreth njëqind njerëz kishin pasur kontakte me ekuipazhin e infektuar me Covid. Ata do të testohen, monitorohen dhe, nëse është e nevojshme, do të izolohen./abcnews.al