Jean-Clair Todibo erdhi jo me pak bujë në vitin 2019 nga Touluse te Barcelona, por konkurrenca e madhe dhe presioni në klubin katalanas ndikuan që francezi të mos zinte vend në formacion dhe të largihej përkohësisht nga katalanasit në disa huazime.
Fillimisht kaloi në Portugali te Benfica e më pas te Schalke, por në asnjërën prej këtyre aventurave ai nuk e gjeti veten. Në shkurt të këtij vitit ai u largua nga gjermanët dhe u nis në huazim në Francë, ku ishte një rikthim për të.
Skuadra e Nices i hapi dyert dhe i doli shumë mirë. 21-vjeçari në vetëm pak muaj ka arritur të shndërrohet në titullar fiks dhe të ndihmojë shumë në ekipin e Ligue 1. Paraqitjet e mbrojtësit i kanë bindur francezët të ekzekutojnë klauzolën e blerjes.
Mësohet se Nice i ka komunikuar Barcelonës dëshirën për ta blerë Todibon dhe me t’u hapur merkatoja do të derdhë 8.5 milionë euro në arkat e Barcelonës. Në kontratën e firmosur ka edhe bonuse të tjera, nga të cilat Barcelona mund të rrisë shifrën e shitjes. /abcnews.al