Para dy vitesh ishte ndër më të mirët. Dani Olmo, bashkë me klasin e yjeve si Lamin Jamal e Niko Uilliams, pati meritë kryesore që Spanja fitoi Kampionatin Europian në 2024.
Në Botëror, ndërkaq, talenti i Barcelonës nuk ka qenë i përzgjedhuri i përhershëm I trajnerit De La Fuente, dhe si titullar është aktivizuar vetëm një herë.
Gjithsesi, e përditshmja “Marka” Madridit shkruan se tekniku i “Furive të Kuqe” po mendon që të mbështetet pikërisht tek Dani Olmo ndërsa Botërori ka hyrë në fazën kryesore, atë me eliminim direkt.
Spanja do të ndeshet me Austrinë në 2 korrik dhe pritet që 28-vjeçari të përzgjidhet që nga minuta e parë.
Mendohet që De La Fuente do të bëjë ndryshime në formacion dhe ndryshime taktike, ndërsa shqetëson dëmtimi i lojtaritë të krahut, Niko Uilliams, I cili është në dyshim kundër austriakëve, ashtu si Jeremi Pino.
Olmo padyshim që do të ishte një ndihmë e madhe, edhe pse ka karakteristika të tjera në krahasim me Niko Uilliamsin apo Lamin Jamalin.
Jo më kot në Euro 2024, ai shënoi 3 gola, shërbeu 2 asistë, dhe ndihmoi Spanjën që të fitonte titullin duke luajtur fort në çdo pozicion të fushës./abcnews.al



