Malaj në Provokacija: Ne duhet ta gjejmë talentin atje ku është

schedule22:09 - 16 Tetor, 2018

schedule 22:09 - 16 Tetor, 2018

Profesori Arben Malaj i ftuar në studion e “Provokacija” ka folur për sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri dhe përshtatjen me ato Perëndimore. Sipas tij qëndrimi i fëmijës me arsimin ndahet që në moshën 3-5 vjeç.

“Problemi i madh kulturor është që ne fillojmë analizën e arsimit të lartë ku në të gjitha teoritë moderne të arsimit, qëndrimi i fëmijës me arsimin ndahet që 3-5 vjeç dhe qeliza e parë me të cilin ka kontaktin është familja. Në këtë aspekt politikanë ta shohin jo të copëzuar, por si pjesë të pandarë të një kombi”.

Malaj thekson se arsimimi i nënës konsiderohet si strategjia më e mirë për të arsimuar një komb.

“Pjesa më e madhe e arsimimit janë femra dhe arsimi i nënës konsiderhet si strategjia më e mirë për të arsimuar një komb”.

Sipas ka shumë për t’u përmirësuar, por nuk duhet parë si diçka e pashpresë, shumë vende kanë kaluar fluks largimi të studentëve, por tashmë ka një fluks kthimi, dhe këtu ai rendit disa arsye:

“Nuk mund të bësh karrierë të lehtë nëse nuk je në vendin tënd. Të ardhurat neto janë më të mëdha se jashtë.  Kompanitë e mëdha dhe këtë duhet të arrijë Shqipëria dhe ai lëviz nga një vend i BE në vendet ku jetojnë. Patriotizmi dhe lloji i dëshirës dhe vihet re nje fluks që vijnë.

Ka shqiptarë të talentuar që janë kthyer nga jashtë, por në momentin që panë vështirësi me brezin evjetër, ku të dy palët kishin rezervat e tyre nuk u përshtatën mirë dhe ikën, më shumë i vriste mundëisa për të bërë karrierë. Ata eduukohen për të bërë karrierë dhe kur ndjejnë pengesa për sfidat largohen”.

Në këndvështrimin e Malajt që të përmirësohet cilësia e arsimit, duhet të përmirësojë përgjedhjen e karrierës në administratën publike.

“Nëse shteti mund të bëjë diçka për të përmirësuar cilësinë e arsimit duhet të përmirësojë përzgjedhjen e karrierës në administratën publike  për aq kohë vë njerëz me ndere persanale, nepotizëm apo preferenca të tjera nuk është se i bën nder një personi, por ti vret dhjetra të tjerë, një pjesë largohen, një pjesë përshtaten, por shpirtërisht janë të vrarë”.

Malaj sqaroi se po ndryshon rrënjësisht struktura e punës, ky ishte dhe debati i forumit të Davosit, nëse universitetet tona po i përshtaten trendit apo jo.

“Po ndryshon rrënjësisht struktura  e punës, deri në 2022 kjo teknologji e re do prodhojë  133 mln vende të reja, ndërsa vendet që do zhduken janë 75 mijë, po sa përshatet vendi ynë në standardizimin dhe robotizimin e  saj. Kështu që detyra është që t’i standardizojë. Nuk ka nevojë që studentët të kenë diplomë, por duhen të dinë gjuhën angleze dhe dy gjëra disa elementë fillestarë të programimit”.

Politikat publike sipas Malajt duhet të gjejnë talentin atje ku ndodhen, në mënyrë që Shqipëria të ketë më shumë kapital e të zhvillohet më mirë.

“Ne duhet ta gjejmë talentin atje ku është edhe në fshatin më të varfër të Shqipërisë të shkencave ekzakte. Kanali kryesor duhet të jenë mësuesit, sepse mund të jetë një talent i fjetur dhe i ka humbur shpresat”. /abcnews.al