Myrto Uzuni është një nga lojtarët që është paraqitur më mirë në këtë sezon dhe ka shkëlqyer me Ferenvaros në këtë sezon, duke qenë një nga shënuesit kryesorë dhe lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën.
Paraqitjet e mira të beratasit janë shpërblyer me fjalë të mira nga specialistët e tifozët, por jo vetëm. Ish-sulmuesi i Apolonisë e Laçit është zgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit në futbollin hungarez nga Nemzeti Sport.
Uzuni ka mundur të shënojë 15 gola këtë sezon me Ferencvarosin këtë sezon, teksa numëron edhe 6 asiste. Ai ishte protagonist absolut në aventurën europiane të kampionëve të Hungarisë. Këtë verë ai pritet të kalojë në një nga 5 kampionatet e mëdha europiane. /abcnews.al