Simone Inzaghi nuk po rinovon kontratën me Lazion dhe Igli Tare po sheh për alternativa të tjera. Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër tundohet nga ideja Gennaro Gattuso sipas raportimeve të GDS.
Ky i fundit do të largohet nga drejtimi i Napolit në fund të sezonit, edhe pse është afër sigurimit të një bilete për në Champions League.
Opsioni Fiorentina ra për ish-mesfushorin “luftarak” të Milanit, i cili përflitet edhe si një kandidat për të zëvendësuar Andrea Pirlon në pankinën e Juventusit.
Gjithsesi, Tare po nxiton dhe së shpejti do të nisë negociatat me agjentin e Gattusos, i cili do e pranonte me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian. /abcnews.al