Herolind Shala ka debutuar me Stabaek ndaj Odd, ish-skuadra e tij para 7 vitesh. Mesfushori i Kosovës, i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë, ishte protagonist në barazimin e sotëm 2-2.
Shala dha dy asistet për golat e Stabaek, që fillimisht kaloi në avantazh dhe më pas pa t’i shkonte rezultati 1-2.
Gjithsesi Stabaek në shtëpi nuk mund të falte dhe ia doli ta shënonte golin e barazimit, por jo atë që do t’i jepte tre pikët më pas. /abcnews.al