Mbrëmjen e kësaj të mërkure është vënë në pranga autori i vrasje ssë ndodhur një ditë më parë në Pejë në Kosovë.
Mediat vendase bëjnë me dije se i dyshuari për vrasjen e 40 vjeçarit Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar.
“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi dyshohet se autori me profesion mësues ka ngacmuar seksualisht vajzën e viktimës vetëm 13 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njoftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma./abcnews.al