Miku i shqiptarit që u vra: Erdhi në Angli për të jetuar ëndrrën, na ndihmoni të varroset në atdhe

schedule21:37 - 19 Maj, 2021

schedule 21:37 - 19 Maj, 2021

Një 22-vjeçar shqiptar u vra të enjten e kaluar në Angli pas një sherri me thika mes një grupi personash të përfshirë në rrugët e Sheffield. Armend Xhika nga Elbasani u dërgua në spital me shpejtësi nga një makinë e cila u zhduk disa sekonda më pas, por i riu nuk arriti që të mbijetonte.

Një mik i të riut që ndërroi jetë, rrëfeu për mediat se shqiptari kishte shkuar në Angli tre vite më parë dhe në Sheffield ishte zhvendosur kohët e fundit pasi kishte motrën. Ai u shpreh se shqiptarët detyrohen që të paguajnë mijëra paund për të shkuar në Angli pasi në atdhe jetojnë në varfëri ekstreme.

“Të rinjtë shqiptarë të dëshpëruar për t’i shpëtuar varfërisë së vendit të tyre paguajnë deri në 26,000 £ për hyrjen e paligjshme në Angli. Më pas ose përfundojnë në borxhe ndaj bankave, miqve dhe të afërmve në Shqipëri ose ndaj bandave kriminale që u ofrojnë atyre një rrugë për të hyrë në Angli” tha ai.

“Në Shqipëri nuk ka punë, njerëzit shpesh duhet të paguajnë mijëra paund vetëm për të gjetur një punë dhe madje edhe atëherë ata punojnë me të vërtetë me orë të gjata për rreth 300 £. Jetojnë në varfëri ekstreme.

Brezi i ri nuk e dëshiron atë dhe vjen në Mbretërinë e Bashkuar për jetën e ëndërruar, si Armendi, në mënyrë që ai të mund të mbajë familjen e tij dhe të ketë një jetë më të mirë këtu” tha më tej miku i 22-vjeçarit. Deri tani janë arrestuar 5 persona për vrasjen, por shqiptari bën thirrje për ndihmë financiare që trupi i 22-vjeçarit të varroset në atdhe./ Abcnews.al