Aleati i Bashës kundër SHBA, i del në krah Berishës: Bëtë gabim dhe turp diplomatik

schedule20:48 - 19 Maj, 2021

schedule 20:48 - 19 Maj, 2021

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar gabim dhe turp diplomatik vendimin e SHBA-së për të futur Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e zezë.

“Sapo morem vesh se Sekretari amerikan i shtetit, Toni Blinken, e ka shpallur publikisht Zotin Berisha si njeri te cilit i ndalohet hyrja ne ShBA bashke me familjen e tij. Ky eshte nje gabim dhe turp diplomatik i ShBA-se.

Ajo qe ka bere Berisha ne Shqiperi eshte monument historik. Te harrosh Kryeministrin Rama sot si kreu i korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi eshte bashkefajesi ose naivitet feminor.

Kjo politike amerikane kundrejt nje populli tejet proamerikan dhe liridashes eshte turp i padegjuar.

Le te shpresojme se vetedija e aresyeshme politike amerikane do te mbizoteroje kundrejt thashethemnajes kriptokomuniste sorosiane qe ka permbytur Shqiperine dhe ShBA-ne e sotme vendimmarrëse” shkruan ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!