Sami Khedira e mbyll me futbollin. Mesfushori me origjinë nga Tunizia, kampion bote me Gjermaninë dhe fitues i shumë trofeve me klube të mëdha si Real Madrid dhe Juventus, i jep fund me fanellën e Hertha Berlin.
Dëmtimet e shumta ia afruan ditën e varjes së këpucëve në gozhdë. Pas 15 vitesh si profesionist, Khedira e mbyll me futbollin në moshën 34-vjeçare dhe e thotë që është një ditë shumë e vështirë me të, pasi po lë një pasion.
“14 vite më parë po festoja titullin kampion me Shtutgartin. Ishte një ditë e mrekullueshme. Sot është një ditë e vështirë për mua, pasi karriera ime futbollistike do të përfundojë të shtunën rreth orës 17:15 të pasdites.
Është një hap i vështirë, nuk është e lehtë të flasësh. Gjithsesi është vendimi i duhur. 15 vite në futbollin profesionist kanë lënë gjurmë tek unë, Duhet të gjykoj drejt e të jem i sinqertë për atë që mund të bëj dhe nuk mund të bëj”, tha Khedira, i cili në vitin 2014 fitoi edhe Champions League me Realin. / abcnews.al
After the match on Saturday it’s time to say goodbye. So proud that I had the chance to experience all these special moments with you! Thanks to all the fans, teammates, coaches and of course my family and friends. ?? pic.twitter.com/tCkwb38PgE
— Sami Khedira (@SamiKhedira) May 19, 2021

