Interesim nga SHBA për Marcelon. Mbrojtësi i majtë është pjesë e Real Madrid prej vitit 2007, teksa kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Braziliani mbushi 33 vjeç një javë më parë dhe rinovimi me “Los Blancos” është tepër larg. Në kushte të tilla, Marcelo pritet të përfundojë në merkato.
Interesimi për shërbimet e tij nuk mungon. Inter Miami, klubi që ka si pronar David Beckham, është gati t’i dhurojë një ofertë lojtarit latin.
10 milion euro është vlera e anësorit të majtë në treg, por Inter Miami mund të mbyllë operacionin me një shifër edhe më të ulët. /abcnews.al