Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini ka akuzuar Francën për një turp dhe ofendim të paprecedentë ndaj Italisë. Ai iu referua ngjarjes se dy ditëve më parë, kur dy emigrantë u braktisën nga policia franceze në një zonë të izoluar pranë kufirit franko-italian.
Nuk pranojmë ndjesë. Është ky mesazhi i qartë e Mateo Salvinit për Francën, pas rastit të dy emigrantëve që u lanë në territorin italian nga policia franceze. Ministri i Brendshëm italian u shpreh se braktisja e emigrantëve në një pyll Italian nuk mund të konsiderohet as gabim dhe as incident. Ai theksoi se ajo që ndodhi në Klaviere është një ofendimi paprecedentë ndaj Italisë, dhe se Zoti Makron nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë.
Zëvendës kryeministri dhe lideri i Legës ka qenë shumë i prerë në reagimin e tij duke thënë se organizmat ndërkombëtarë, nga OKB-ja deri në Europë. Duhet ta konsiderojnë të neveritshme braktisjen e dy personave në një zonë të izoluar, pa asistencë dhe pa sinjalistikë. Më tej ai ka kërkuar të dijë se nga vinin emigrantët dhe pse u braktisën. Duke akuzuar se kjo ngjarje përbën një turp ndërkombëtar, Salvini theksoi se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, pasi nuk i beson historisë se policia franceze nuk e njhte rrugën./abcnews.al