Sot do të mbahet seanca për shtatë shqiptarët e Kosovës që u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Lipjan, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, në operacionin anti-drogë të organizuar nga autoritetet shqiptare, italiane dhe kosovare.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu bëri të ditur se prokuroria kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të arrestuarit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /abcnews.al/